Categories Lajme

Qeveria rikthen bastet online, por… ka një kusht! Ja sa para kapital duhet të kenë ata që nisin këtë biznes

Duket se do të kemi një rikthim të basteve online, me vendimin e ri të qeverisë, por tashmë me disa  ndryshime. Bastet online nuk do të luhet më me para në dorë. Të gjithë subjektet që do të nisin të operojnë në këtë treg duhet të kenë si kapital fillestar të paktën 40 milionë lekë për të nisur biznesin e tyre, nga 1.2 miliardë lekë që ishte më parë.  Bastet sportive online parashikohet të luhen nëpërmjet paisjeve elektronike si smartphone, tabletave, Ipad, apo në faqet zyrtare të internetit të këtyre bizneseve.

Ndryshe nga më parë, projektligji i miratuar për Lojërat e Fatit detyron subjketet të ruajnë të dhënat e klientëve të tyre për çfarëdolloj shume të luajtur brenda një periudhe tre vjeçare, ndërsa më herët ligji synonte regjistrimin e individëve që merrnin pjesë në baste me vlera 100 mijë lekë ose më tepër.

Ndryshimet fiskale dhe mospagimi i 15% të tatimit mbi fitimin do të sjellë krijimin e një fondi të posaçëm dhe detyrime monetare fikse për kompanitë që licensohen për aktivitetin e lojërave të fatit, sipas draftit të ri të hedhur për konsultim publik.

Organizatorët e kategorive “Kazino”, “Kazino në hotele me 5 yje” dhe “Resort kazino”, brenda 31 marsit të vitit pasardhës derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm shumën 0.4 për qind të xhiros vjetore.

Mekanizma të ngjashëm ligjorë në tregun e lojërave të fatit ndiqen edhe nga vende të Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME