Categories Lajme

Qeveria sërish tender për Syrin e Kaltër, këtë herë për plan menaxhimi

Pas një tenderi për dhënie me qira të katër kabinave në zonën e mbrojtur të “Syrit të Kaltër” në Bashkinë e Finiqit, që i kushtoi shtrenjtë shoqërisë shtetërore “Albturist TO” sha, duket se ky objekt nuk i ka shpëtuar vëmendjes së qeverisë. Sot është shpërndarë njoftimi se Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tender për hartimin e një plani menaxhimi për gjithë zonën e “Syrit të Kaltër”, ku përfshihen plane për përmirësim të aspekteve fizike, sociale, ekonomike dhe ekologjike të zones.

Fondi limit për hartimin e planit është 5.8 milionë lekë dhe ofertat mund të dorëzohen deri me datën 12 nëntor 2019, ora 12. Sikurse është bërë e ditur, ditët e fundit shoqëria shtetërore menaxhuese e këtij monumenti të natyrës, “Albturist Tour Operator” sha, u shkri nga qeveria, pasi, jo vetëm që nuk kishte marrë masa për përmirësimin e kushteve të “Syrit të Kaltër”, por u përpoq që t’ia japë privatit me qira aktivitetin e disa kabinave që ndodhen atje.

Por ky objekt në fakt kontrollohet nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, që duhet të thotë fjalën e fundit për çdo ndryshim të statusit të tij. Monumenti i natyrës “Syri i Kaltër” është shpallur si i tillë në vitin 2002. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 180 ha duke përfshirë edhe sipërfaqen ujore të burimit. Kjo sipërfaqe përbëhet në pjesën më të madhe nga pyll i llojit mbrojtës dhe sipërfaqja ujore e burimit prej afërsisht 13.5 ha. Burimi i Syrit të Kaltër me një thellësi mbi 50 m, përbën një zonë mjaft tërheqëse për vizitorët dhe turistët. Ky burim është furnizuesi kryesor për lumin Bistricë.

( Kliko këtu ) për dokumentin e plotë të tenderit

Aktualisht në këtë monument natyre funksionon një pikë biletarie e cila nuk përmbush standardet e kërkuara. Duke qënë një nga pikat turistike më të vizituara është e nevojshme investimi për implementimin e një pike biletarie elektronike si dhe hartimi dhe miratimi i një rregulloreje të brendshme për funksionimin e pikave të biletarisë, në funksion të menaxhimit efektiv të zones, thuhet në dokumentet e tenderit. Ndërkohë, problem i rëndësishëm është edhe mungesa e infrastrukturës si dhe rruga plotësisht e amortizuar e cila të çon në Monumentin e Natyrës.

Nisur nga fluksi i lartë turistik dhe interesi i madh për këtë monument është i nevojshëm investimi për mirëmbajtjen e saj, vendosjen e postbllokut elektronik dhe sistemimin e parkimeve. Mungon infrastruktura në shërbim të turistëve përfshirë këtu tualete dhe kosha për mbetjet si më të rëndësishme. Dhe numri i vizitorëve nuk ka qenë i vogël: Për periudhën Janar–Dhjetor ai ka arritur 84.616 persona dhe në 28.905 numri i mjeteve, që paguajnë të gjithë biletë hyrjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME