Categories Lajme

Qeveria vendos: Fasha 800 kwH e energjisë nuk do të aplikohet as në muajin Nëntor!

Qeveria shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kwH të energjisë elektrike, as për muajin Nëntor. Pas Shtatorit dhe Tetorit, kur kjo masë specifike u pezullua për shkak të kursimit dhe reshjeve të shiut, është vendosur që edhe këtë muaj të mos aplikohet.

“Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë”, thuhet në njoftim.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, tha se për abonentët familjarë nuk do të aplikohet fasha.

“Kemi lancuar në muajin tetor një plan të ri, për panelet diellore, dhe pasi kemi mbyllur procesin për ato shoqëri që do ofrojnë instalimin, më datë 1 nëntor kemi hapur garën për të gjithë qytetarët. Vetëm në javën e parë kemi pasur 1026 aplikime”, u shpreh Balluku. Vijon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME