Categories Lajme

Qindra persona në qiell të hapur/ Pronari i hoteleve në Vlorë bën gjestin e mahnitshëm

Tërmeti që u shënua në mesnatë rezultoi fatal për dhjetëra persona të cilët ndërruan jetë dhe qindra të tjerë që  mbetën të pl.agosur. Por nuk mbaroi me kaq, pasi shtëpitë e qindra qytetarëve u shkatërruan plotësisht. Për ti ardhur në ndihmë pikërisht banorëve të cilët kanë mbetur në qiell të hapur, Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet.

Ai i ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të tjerë të solidarizohen me bashkëkombasit dhe ta kalojnë së bashku këtë moment të vështirë, duke ndihmuar njëri-tjetrin.

“Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur. Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura. Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment. Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën”, shkruan Bedinaj në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME