Categories Lajme

QIPRO – Hiqen kufizimet për udhëtimet nga Franca, Italia, Spanja dhe Libani

Qipro ka lehtësuar më tej kufizimet për hyrjen në territorin e saj, duke autorizuar nga sot ardhjen e udhëtarëve nga Franca, Italia dhe Spanja, vende të Bashkimit Europian prekur nga COVID-19, si dhe nga Libani. Vendi është hapur tashmë për fluturimet nga 30 vende. Aeroportet ishin rihapur duke nisur nga 9 qershori për fluturimet tregtare me 19 vende. Njëzet e dy vende bëjnë pjesë tashmë në një listë me rrezik të ulët, veçanërisht Greqia, Gjermania, Austria, Bullgaria, Koreja e Jugut dhe Australia.

Dymbëdhjetë vende të tjera, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Libanin dhe Izraelit, janë në kategorinë me rrezik më të lartë. Duke nisur nga sot, udhëtarët që mbërrijnë nga këto vende do të duhet të pajisen me një certifikatë që provon se ata janë testuar negativ me COVID-19, 72 orë para udhëtimit. Në mungesë të testit nga vendet e tyre, ata do të testohen pas mbërritjes në ishull.

Britania e Madhe dhe Rusia nuk bëjnë pjesë në këto lista. “Kjo është një listë dinamike e bazuar në të dhëna epidemiologjike të regjistruara për çdo vend”, nënvizoi ministri qipriot i Shëndetësisë, Constantinos Ioannou, në një konferencë shtypi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME