Categories Lajme

Qytet Studenti gati për të pritur afganët, ja në cilat qytete do të zhvendosen në tetor

Shqipëria vijon përgatitjet për pritjen e grupit të afganëve që do të vijnë për strehim në vendin tonë për një periudhë tranzitore, pasi destinacionin final kanë SHBA-në. Në Qytet Studenti cdo gjë është bërë gati.

Një burim i tha “ABC”-së afganët do të qëndrojnë në godinat e Qytetit Studenti deri në tetor dhe në momentin që studentët do të nisin vitin e ri akademik do të zhvendosen në Durrës dhe në Lezhë për t’u akomoduar në hotelet e zonave bregdetare. Arsyeja që nuk u akomoduan që tani në Durrës dhe Lezhë lidhet me sezonin turistik.

Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para dhe ku do të u bëhet tamponi. Deri pasdite nuk kishte ende asnjë njoftim për nisjen nga Kabuli të paktën të 350 personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri

Zëri i Amerikës njofton se zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi I fundit ishte se avioni do të nisej sot rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME