Categories Lajme

Qytetarët denoncojnë: Kam bërë vaksinën Pfizer, në sistem më del Sinovac

Me rregullat e reja të vendosura nga Bashkimi Europian për shkak të pandemisë së Covid-19, për të udhëtuar duhet pasaporta e gjelbër me vaksinat që janë të njohura nga BE, ndër të cilat është edhe Pfizer.

Por, një çift në Shkodër kanë hasur në një problematikë. Fatmira dhe Xhemal Hajredini në 30 Gusht u drejtuan në Qendrën Shëndetësore nr.2 për të bërë vaksinën Pfizer dhe në 20 Shtator bënë edhe dozën e dytë me infermieren Valdete Pashaj.

Disa ditë më vonë shkuan te “Adisa” për të tërhequr certifikatën e vaksinimit, pasi donin të shkonin te djali në Gjermani. Fatmira ishte në rregull, por i shoqi, Xhemali, rezultonte në sistem se kishte bërë vetëm dozën e parë në 16 Prill të vaksinës Sinovac. Në këtë pikë Fatmira dhe Xhemali shkuan në Qendrën Shëndetësore nr.2 dhe i thanë infermieres ta zgjidhte problemin e krijuar. Por asgjë nuk u bë.

Fatmira Hajredini: Më 30 Gusht kemi bërë vaksinën Pfizer, unë edhe burri im. Vaksinën e kemi bërë në lagjen tonë te qendra numër 2 me infermiere Valin. Infermierja na mori në telefon mbrapa, u interesua si shkoi vaksina. Na shkoi shumë mirë nuk kemi pasur shqetësim. Më 20 Shtator kemi bërë vaksinën e dytë. Na ka shkuar shumë mirë vaksina, s’kemi pasur asnjë shqetësim. Pastaj shkova te ADISA, u ula unë e para, i dhashë të dhënat e kartës edhe ai djali më dha këtë kartën. Ne kemi dashur të ikim jashtë shtetit dhe nuk ikëm, se na bllokon, i japin burrit këtë që më kanë dhënë mua, i thotë nuk e ke bërë, ke bërë vetëm një vaksinë, duhen 2 vaksina.

Pas qytetarëve të interesuar, në qendrën shëndetsore shkoi gazetarja e “Stop”. Infermierja Pashaj thotë se është në rregull dhe në formularët e saj të komunikimit provohet se dy bashkëshortët Hajredini kanë bërë dy dozat e vaksinës Pfizer.

Nga ana tjetër, çifti i bashkëshortëve Hajredini kërkojnë zgjidhjen e problemit pasi duan të shkojnë në Gjermani te djali i tyre.

Fatmira Hajredini: Kërkoj që të më dalin vaksinat në sistem që të udhëtoj e lirë si gjithkush.

Xhemal Hajredini: Unë dua të shkoj te djali, e kam jashtë në Gjermani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME