Categories Lajme

Qytetarët në Lungomare Vlore, paralajmërojnë mbylljen e bizneseve

Aksioni për heqjen e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike në zonën e Lungomares në Vlorë ka nisur që pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Qytetarët të cilët zotërojnë këto biznese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke e cilësuar si diçka që duhet bërë por jo në këtë përiudhë pasi Vlora është një qytet sezonal që frekuentohet nga shumë turistë por dhe vendas dhe për ta do ishte një humbje e madhe.

Një nga qytetarët shprehet se një masë e tillë e vendosur duhej ti gjente të përgatitur dhe me një plan të mirëmenduar.

“Kjo masë duhej të ishte bërë kur ne të ishim të përgatitur para zgjedhjeve ose para sezonit ose mbas sezonit. Si mund të godasësh tjetrin në momentin më të dobët të tij. Vlora është një vend sezonal, të gjithë bizneset mezi presin këtë muaj që të bëjnë llogaritë e gjithë vitit më mbrapa, është e patolerueshme. Ne jemi mbledhur për të shkuar drejt mbylljes totale të bizneseve në shenjë proteste”, tha ai.

Një tjetër qytetar i cili është kthyer nga jashtë vendit më qëllim hapjen e një biznesi, shprehet se i ka kushtuar mjaft dëm pasi kishte një muaj nga hapja e biznesit të tij, dhe mund të detyrohet të kthehet përsëri jashtë shtetit.

“Nuk marrim masa ekstreme, të mos i ngatërrojmë gjërat. Unë jam një njeri që kam ardhur nga jashtë shtetit. Jam rritur jashtë shtetit dhe ky është viti im i parë që kisha dëshirë të kthehesha në Shqipëri. Bëra një biznes me shumë lekë, ka një muaj e gjysëm që e kam hapur dhe është fatkeqësi për mua vitin e parë që erdha, po lej zemër e djersë. Apo të kthehem prap?”, tha ai.

Qytetarët e Lungomares bëjnë thirrje që një masë e tillë të shtyhet mbas sezonit veror.

“Përveç kostos dhe humbjes që kemi si biznes, humbja më e madhe është imazhi që kemi tek turistët që ne na frekuentojnë. Jemi dakord me atë çfarë kërkohet të bëhet por jo në këtë periudhë. Moment i duhur do të ishte kur ne të jemi të përgatitur. Thirrja jonë është që të shtyhet mbas sezonit, më pas nëse është projektuar në atë formë, do i përshtatemi projektit. Po presim pikun e sezonit, dhe kjo nuk është aspak normale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME