Categories Lajme

Qytetari i bllokuar në Kapshticë: Na lanë në rrugë, nuk e dinë çdo të thotë të punosh në arat e grekut

Vijon të ketë radhë të gjata në pikën Kufitare të Kapshticë, pasi pala greke mbylli sportelet për shkak të plotësimit të 300 personave, të cilët lejohen të kalojnë kufirin.Kapshtica është në situatë të  vështirë, ku qytetarët qëndrojnë të bllokuar me orë të tëra. Ata apelojnë që të shtyhet afati 72 orë i tamponit, për arsye se do t’u duhet ta bëjnë serish. “I bëjmë thirrje qeverisë, edhe asaj shqiptare dhe asaj greke. Na kanë lënë në rrugë, nuk duan ta dinë. Kur vjen puna te votat na vijnë në shtëpi për të kërkuar votën. Tani na kanë lënë në rrugë. Këta nuk e kuptojnë cdo të thotë refugjat. Nga ne kanë pasur fitim edhe Shqipëria edhe Greqia. Këta nuk e kuptojnë se çdo të thotë të punosh në arat e grekut. Nuk kthehemi dot mbrapsh, të bëjmë edhe njëherë tamponin për së dyti. Të paktën të shtyjnë afatin e tamponit”, shprehet një prej tyre.

Një tjetër qytetar shprehet se po pret që prej orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa pretendon se në radhë ka abuzime. “Unë kam ardhur që në 6 të mëngjesit. Situata është e njëjtë, nuk e marrim vesh kush kalon. Kalojnë edhe me miq. Në radhë ka abuzime. Mua sot më mbaron ajo e tamponit, i lutem qeverisë ta shtyjnë. Është nata e dytë që po e gdhij këtu”, thotë ai. Gazetarja raporton se në radhë është edhe një shtetas grek në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk është lejuar të kalojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME