Categories Lajme

Qytetari i nxori videon ku ajo e ofendon, reagon mjekja Anika Dokle: Na ngatërrojnë me Tiren…

Shefja e Qëndrës së Gruas në maternitetin “Koço Glozheni”, Anika Dokle ka reaguar pasi një qytetar publikoi videon e saj teksa e ofendonte dhe i bërtiste në ambientet e spitalit.

Sipas Dokles, ngjarja nuk ka qenë ashtu siç u raportua në rrjetet sociale, por ka qenë vetë qytetari që ka tentuar të qëllojë stafin mjekësor, pasi donte të hynte pa radhë me pretendimin se kishte urgjencë.

Më tej ajo shkruan se qytetari ka fyer dhe ka sharë me fjalor rruge, pasi njerëzit i identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren”. Dokle ka thënë se për rastin është njoftuar policia dhe qytetari është shoqëruar jashtë institucionit.

Postimi i plotë: Port(h)alet dhe vreri ndaj bluzave të bardha… (reflektim pas parjes së një videoje të fragmentarizuar, në dukje qëllimisht) Pasi thyejnë disiplinën epidemiologjike në spital dhe shtyjnë punonjësit e security-s, me pretendimin se kanë urgjencë(pa patur asnjë nevojë për shërbim urgjence), pasi refuzojnë të zbatojnë rregullin spitalor të pritjes sipas radhës, fyejnë, shajnë me fjalor rruge, identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren”, i agredojnë edhe fizikisht ata, arsye për të cilën njoftohet edhe Policia e Shtetit(rasti në video ka dhunuar fizikisht mjeke dhe infermiere e më pas është shoqëruar nga policia jashtë institucionit, gjë që nuk tregohet në video), gjejnë terren nëpër port(h)ale për të publikuar në mënyrë të pjesshme këtë marrëdhenie të deformuar prej kohësh.

*Video-n e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit. Falë shembujve  kriminalë në disa spitale, është thyer keqazi besimi edhe për spitalet ku u shërbehet mirë pacientëve. Zot, ruaji bluzat e bardha!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME