Categories Lajme

Qytetari i zë rrugën Ramës: Ku do strehohemi, jemi 5 persona në familje?!

Pasditen e sotme u shemb me shpërthim të kontrolluar një nga 10 godinat e konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë planifikuar për shembje. Kryeministri Rama donte të ishte vetë dëshmitar i kësaj ngjarje. Pasi “shijoi” shpërthimin me tritol u zhvendos nga aty.

Por gjatë lëvizjes ku shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj, rrugën ja ndërpreu një nga banorët që ka jetuar prej vitesh në këto godina dhe është pa një strehë në kokë. Qytetari: Kam një pyetje të lutem, a ka mundësi? Edi Rama: Çfarë ke? Qytetari: Jam vetë i pesti me kalamaj aty, kam jetuar aty dhe tani pasaportizimin e kam në Kamëz. As në Kamzë nuk më japin.Kryeministri premtoi se do të sistemohet në shtëpi me qira por edhe këtu si duket ka një handikap në ndarjen e kompetencave mes bashkive.

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira Qytetari: Nuk ma japin, mër vëlla Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk ka nuk ma japin. Do marrësh shtëpi me qera, të gjithë do marrin shtëpi me qira. Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë

Edi Rama: Siç kanë marrë ato 800 do marrësh edhe ti, 1200 Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë më thonë shko në Laprakë Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk diskutohet fare. Merrini numrin e kontaktit që ta zgjidhim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME