Categories Lajme

Qytetari revoltohet me Lleshajn: Do ti vë tritolin pallatit, na lodhët me gënjeshtra (Video)

Ministri Sandër Lleshaj është përballur me një situatë jo të këndshme sot në Kurbin, ku një prej banorëve, i revoltuar është shprehur se qytetarët tashmë janë të lodhur me gënjeshtra.

Teksa pallati i tyre është i pabanueshëm, banori kërcënon se do ti vendosë tritolin, pasi sipas tij shteti nuk vë dorë. “O Zoti ministër nuk shihet deti me sëpatë, futi brenda shiko hyrjet si janë, banor i pallatit jam dhe unë, këta janë duke na gënjyer përherë, kemi 30 vite me rrena, dhe nuk na ka vënë dorë askush. Po pati mundësi të vënë dorë, ndryshe ti vëmë tritolin”, ushpreh banori.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet mes vetë qytetarëve, që e kanë ndërprerë banorin e revoltuar. “Çke që flet ti në emër të ministrit, flet vetë ai se ka gjithë atë shkollë, di 5 gjuhë të huaja”, thotë më tej qytetari. Në fund Lleshaj pranon që të vizitojë nga afër banesën e qytetarit, e cila ndodhet në një pallat parafabrikatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME