Categories Lajme

Qytetari shqiptar falenderon policinë pasi i hoqën patentën

Nuk ndodh shpesh që drejtuesit e mjeteve të falenderojnë efektivët e policisë kur këta të fundit i gjobisin apo u heqin patentën, por një rast i tillë ka ardhur nga Kosova. Një qytetar ka publikuar një video ku falenderon Policinë e Kosovës, pasi i kanë hequr patentën dhe e kanë gjobitur me 300 euro, për shkak se kishte kaluar shpejtësinë e lejuar.  Ai thotë se policia e ka ndidhmuar të ndërgjegjësohet, ndërsa bën thirrje që shoferët të bëjnë kujdes kur drejtojnë mjetet, pasi aksidentet mund të jenë fatale dhe të marrin jetë njerëzish.

“Falenderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobotët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë. Kjo është një vetëndërgjegjësim për mua dhe për shoferët. Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshem dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç ekmi rastin në Shqiëpri, në Vlorë, ku u shua një familje. Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit polici dhe mos toleroni askënd. Ky është nje mesazh falenderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen”, thotë qytetari.

https://streamable.com/dh9e4i

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME