Categories Lajme

“Ra papritur në tokë”/ Humbi jetën në atentat, flet gruaja e ish-deputetit

E tronditur pas atentatit, ka thyer heshtjen gruaja e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili mbrëmjen e sotme ndërroi jetë në spital dy orë pasi u qëllua me plumb në kurriz. “Ishim duke ecur në rrugë kur ra papritur në tokë”-mësohet të ketë thënë ajo. Fakti që u qëllua me silenciator, por edhe nxitimi nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka bërë që gruaja e Ujkës dhe vëllai të mos pikasin asgjë në lidhje me autorët.

“Nuk pamë asgjë” tha më tej ajo për grupin hetimor që ka nisur punën për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit. Ende nuk ka një pistë konkrete nga hetuesit. “Probleme nuk kemi pasur me askënd” u shpreh gruaja.

Kjo ishte hera e tretë që 64-vjeçari ishte vendosur në shënjestër, pasi më parë i ishin bërë dy atentate të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte. Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka kaloi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar. Nga 2011 deri në 2015 Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME