Categories Lajme

“Ra zjarr, zjarr…”/ Zbardhet si nisën flakët në magazinë, shefi i sigurisë hyri për të shuar vatrën, ende i pagjetur

Është zbardhur dinamika e rënies së zjarrit në një magazinë që vijon të digjet që prej pasdite të së të mërkurës, tek mbikalimi i Kamzës në kryeqytet.

Magazina 1000 m² i është dhënë me qira një subjekti privat për tregtimin e rrobave, nga administratorët e qendrës tregtare.

Pasditen e djeshme ka mbërritur një kamion me rroba.

Tre ose katër punëtorë kanë qenë duke shkarkuar kamionin. Sapo është hapur vatra e zjarrit, njëri prej punonjësve të sigurisë ka lajmëruar në radio: Ra zjarr, zjarr.

33-vjeçari Arjan Sala ka shkuar drejt vatrës me bombolën e fikses së zjarrit, ndërsa kolegu i tij ka dal jashtë për marrjen e një bombole tjetër.

Për punë sekondash, zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë, ende nuk është gjetur Arjan Sala, shefi i rojeve të sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën.

Familjarët kanë tentuar të lidhen disa herë me të nëpërmjet celularit, por pa sukses.

Xhaxhai i 30-vjeçarit mbrëmë tha se shpresat i kanë vetëm te Zoti, pasi shteti nuk e ka bërë detyrën.

I riu është prind i një djali 2 vjeç dhe kishte disa vite që punonte në sektorin e sigurisë në këtë magazinë, ndërsa tashmë ishte bërë përgjegjës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME