Categories Lajme

Rama: Aeroporti i Vlorës nis punën brenda mandatit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Vlorën për të prezantuar projektet e parashikuara në infrastrukturë në buxhetin e 2019, dhe jo vetëm për faktin se është deputeti i këtij qarku.

22.44 miliradë lekë janë parashikuar vetëm investimet për rrjetin rrugor. Përfundimi i By-Pass-it të Fierit, atij të Vlorës, të Tepelenës, By-Pass-i i Shkodrës, si dhe një sërë rrugësh të tjera nacionale do të marrin pjesën e mbetur nga buxheti.

Ndërsa ministri flet për investimet për të gjithë vendin kryeministri fokusohet vetëm tek ato për Vlorën. Zgjatimi Lungomares, tuneli i Llogarasë, lumi i Vlores janë disa nga projektet që do financohen nga buxheti i vitit të ardhshëm.

Por infrastruktura rrugore është vetëm një pjesë, Rama ripërsërit premtimin për aeroportin e Vlorës, por kësaj here vë dhe një afat fundor për nisjen e tij.

“Punimet nisin brenda vitit të ardhshëm…”

Investime dhe në portin e Vlorës. Kryeministri thotë se qeveria e tij ndryshe nga ata që i dorëzuan pushtetin, buxhetin nuk e ngre mbi borxhe. Sipas tij ne këto vite janë rritur investimet dhe është ulur ndjeshëm borxhi publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME