Categories Lajme

Rama apel prokurorëve: Mos merrni vendime kriminale duke ua pushuar çështjet zjarrvënësve!

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga qyteti i Tepelenës kishte një apel për të gjitha ata persona që tentojnë të djegin pyjet dhe pasuritë e vendit. Ai tha se këta persona duhet të dënohen sipas ligjit, madje kritikoi edhe prokurorët, të cilët sipas tij kanë dhënë vendime absurde duke mos nisur asnjë hetim për personat përgjegjës.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kujdesemi, në mënyrë që pyjet tona të mos preken nga zjarret siç po ndodh me vendet përreth Shqipërisë.

“Për ata që djegin pyjet…Është mëritë e madhe e Policisë së Shtetit dhe i kam falënderuar publikisht,që kanë arrestuar disa nga autorët, për të cilët kodi parashikon burgosje të gjata.

Dua t’i bëj një  thirrje prokurorëve të shqiptari, që kanë shpallur në mënyrë edhe me kriminale se sa ata a që kanë djegur, pushime çështjesh dhe mosfillime hetime çështjesh, që mos të harrojnë fëmijët e tyre dhe stërgjyshërit e tyre, që i kanë mbjellë ato pemë kur marrin parasysh të japin vendime të tilla.

Këta duhet të shkojnë dhe të rrinë gjatë në burg, sepse nga një shkrepse, që vjen nga një kotësi kriminale dhe djegin pasuri të vendit dhe nuk dua që të ndodhi në Shqipëri, siç po ndodhin në disa vende rreth e rrotull.

Për këtë arsye ne e kemi bërë ndryshimin në Kodin Penal”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME