Categories Lajme

Rama: Asnjë mbështetje nga vendet e pasura për afganët e mbërritur në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BCC World News me gazetarin Ben Boulos tha se asnjë shtet i pasur, perëndimor nuk ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në akomodimin dhe mbajtjen e qytetarëve afganë. Rama tha se po mbështetemi vetëm tek solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve.

“Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit.

Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama. Rama ka komentuar edhe momentin e pritjes së tyre duke thënë se dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri.

“Dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Ne nuk jemi atje për të marrë falenderime, por për ta ndjerë veten në shtëpi. Është një moment shumë përmbushës dhe mendoj se shqiptarët po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm”- tha ai në fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME