Categories Lajme

Rama: Ata që sakatuan të drejtën e familjarëve të 21 Janarit, nuk do ia hedhin

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjyqtarët që sipas tij kanë mbajtur peng drejtësinë për 21 Janarin do të vihen para përgjegjësisë edhe në qoftë se ata janë larguar nga vettingu apo janë dorëhequr për t’i shpëtuar filtrit. Rama shtoi se edhe sot që flasim e drejta trajtohet si mall në shumë çështje pasi gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë pjesë e atij llumi.

“Ku janë sot ata që duke përdorur çekiçin e gjykatësit të rregullimit të Shqipërisë e sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 Janarin. Një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem.

Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit. Një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve.

Por jo. Shumëkush ka menduar se vettingu është shkallë ndëshkimore. Jo. Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem. Është pjesë e një infrastrukture të ngritur për ta vendosur drejtësinë e re në themelet e duhura dhe për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është për të pastruar.

Edhe sot që flasim e drejta nuk është ndarë nga malli. Trajtohet si mall në shumë çështje nga gjykatës dhe prokurorë të cilët janë pjesë e atij llumi që vazhdon të pastrohet por nëse shohim shifrat e atyre që janë larguar ata kanë tejkaluar parashikimet më pesimiste në sensin e të qenit shumë”, tha Rama./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME