Categories Lajme

Rama bashkëbisedim me gazetarët në Berlin: Nëse negociatat nuk çelen në qershor, ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në mbyllje të vizitës së tij në Gjermani. Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se në vizitën e tij ku edhe është takuar me zyrtarë në Berlin, në fokus kanë qenë edhe çështja e negociatave.

Po ashtu ai komentoi edhe qëndrimin për ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rast se procesi i negociatave do të bllokohet sërish në qershor.

“Në rast se do të bllokohemi për shkak të Bullgarisë në do të ndryshojmë qasje dhe do të flasim me një gjuhë tjetër lidhur me Shqipërinë vendimin për tu ndarë. Kancelari është optimist , por unë nuk jam edhe aq optimist”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin u pyet lidhur me armatimin e Serbisë, nëse ky fakt do të sillte një shqetësim, në një kohë kur Ukraina është në luftë për shkak të pushtimit rus.

Rama u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe sot është me rëndësi që punohet për paqen.

Gjithashtu Rama u pyet nëse do të zhvillojë një vizitë në Kiev, si pasojë e sulmeve të fundit, kryeministri u shpreh se janë figura të tjera më të rëndësishme që do të duhet të bëjnë këtë hap.

Armatimi i Serbisë?

Rama: Armatimi në fjalë nuk shoh arsye për t’u shqetësuar dhe sot besoj se është më me rëndësi t’i fryjmë erërave të paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Gjermania ka rol të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Serbia ka bërë hapa inkurajues dhe është domethënës se deri tani Ballkani është bashkë ndaj pozicionit të Rusia, sigurisht që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes. Sa i përket vizitës në Kiev mendoj që ka të tjerë përpara meje mendoj ta kenë këtë protagonizëm, dhe nëse do të vijë radha ime do të ishte kënaqësi.

A mendoni se përveç vetos Bullgare ajo që e step BE për të bërë hapa përpara në procesin e integrimit janë edhe problemet e brendshme?

“Jo nuk e mendoj fare, nuk shoh asnjë stepje nga vendet e anëtarëve të BE, por shikoni dhe dëgjoni edhe njëherë kancelarin. Të gjithë mezi presim të çlirojmë procesin nga vetoja e Bullgarisë. Besoj që pyetjet lidhur me Tiranën nuk është vendi këtu , por në Tiranë”, tha më tej Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME