Categories Lajme

Rama: Bizneset që tradhëtojnë punëtorët do e pësojnë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë punëtorëv që i kanë dërguar mesazhe ankuese për ish-pronarët e tyre, pasi këta të fundit i kanë larguar nga puna dhe nuk kanë aplikuar për pagën 400 mijë lekë te Drejtoria e Tatimeve.

Rama thotë se do të gjôbiten të gjitha bizneset e mëdha që “trádhëtojnë” punonjësit e tyre, duke i lënë në rrugë dhe pa ndihmën financiare. “Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë ûrgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Ëhatsap, drejtohen këtu, në Ministrinë e Financave ose tek Tatimet, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!

Kjo është e patolerueshme! Sot ne do të miratojmë një gjôbë për bizneset e mëdha, që trádhëtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin në emër të kompanisë për ta! Kush nuk do ta marrë mundimin të aplikojë tek tatimet, që punonjësit të marrin pagesën 40 mijë lek, do të gjôbitet për çdo punonjës që ka bráktisur në këtë mënyrë të patolerueshme! Pikë e zezë! t’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! le të provojnë të mos e bëjnë urgjent pdhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!

Ndërkohë vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare dhe këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për pagën e lûftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare. ? asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME