Categories Lajme

Rama: Do ketë lëvizje në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit. Në fillim të fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, teksa tha se do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.

Më tej, kryeministri Rama iu drejtua krerëve të rinj të policisë vendore, duke iu kërkuar të jenë sa më të kujdesshëm në komunikim me qytetarët, pasi sipas tij, ky është prioriteti i prioriteteve.

Rama kritikoi Forcat “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, pasi sipas tij, shpesh e kapërcejnë rolin e tyre në raport me qytetarët.

“Së pari, dua t’i uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje, që do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.

Pa diskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Policia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME