Categories Lajme

Rama: Do ta tërheq zyrtarisht padinë për shpifje ndaj Ramushit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta tërheq edhe zyrtarisht padinë për shpifje që ka bërë kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, sa i përket debatit rreth idesë së korrigjimit të kufijve. Rama ka thënë se këtë gjë ia ka treguar Hardinajt teksa ka kërkuar që ta takojë në Prishtinë, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë. I kam treguar se do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve. Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike. Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”, ka thënë Rama në konferencë për media.

Ai ka ndarë edhe detaje rreth përpjekjeve për t’u takuar me Haradinajn në Prishtinë. Derisa ka treguar se ka dashur që të diskutojë me ish-kryeminsitrin rreth gjithë debatit për korrigjim të kufijve.

“Megjithatë Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve, për ta vizituar në Selinë e tij apo në shtëpinë e tij, kudo që të dëshironte. Dhe si paditës, që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej, duke më hapur derën. Për më tepër që do të doja të diskutoja edhe me të, për këtë çështje, që është shumë më e madhe se në si emra, sepse implikimet e kësaj teme mund të jenë marramendëse për Kosovën”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME