Categories Lajme

Rama: Do të ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit

Qeveria pritet të marrë një vendim që drutë e zjarrit të tregtohen me të njëjtin çmim që ka qenë para luftës në Ukrainë. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi rama gjatë një takimi me qyetarët në Dropull.

Ky vendim vjen pas rritjes stratosferike të çmimit të druve të zjarrit, në Shkodër dhe në Korçë. Nga 5 mijë lek që ishte vitin e kaluar këtë vit një metër kub kushton 7500 lek.

“Nuk do t’i lëmë të rrisni çmimin e druve të zjarrit. Nuk do t’i lëmë! Ç’lidhje kanë drutë e zjarrit që kanë filluar me dyfishin e çmimit, me gjithë produktet e tjera, këtë unë nuk e di.

Vendimi i qeverisë do të jetë që çmimi i druve të zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës. Këtu hynë në punë të bashkitë të cilat bëjnë ca kontrata të çuditshme”, tha Rama.

Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri  u ndal dhe në një problematik të shtruar nga blegtorët të cilët kërkuan që lejet e kullotave të jenë më të mëdha se afati kohori i një viti.

Kreu i qeverisë pranoi se ky është një gabim dhe deklaroi se afatet e përdorimit të kullotave duhet dhe do të jenë më gjata.

“Pastaj kjo e staneve është perlë. Tjetri thotë më jep tre vite të rri në mal, ti i thua do rrish në vit. Kjo qenka një kryevepër, kush e ka menduar këtë që vetëm në vit, unë nuk e di, ose kur e kanë bërë kanë parasysh që ky të zbresë një herë në vit nga mali që të na japë ndonjë gjë ne nga ato të malit.

Ne ku t’i gjejmë ata që thonë do iki do rri në mal, që ta mbajmë gjallë atë sektor, se kush do do shkoj në mal. Do shkojnë këta që rrinë me selfie, dhe me Kim Kardashian në telefon në orën e matematikës”, shtoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME