Categories Lajme

Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës me qytetarët nga efektivët e “Shqiponjave”

Të pajustifikueshme e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mungesën e etikës së efektivëve të policisë në komunikimin me qytetarët. Këtë deklaratë kreu i qeveris e bëri gjatë një takimi , ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe përfaqësues të policisë.

“Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët që është a dhe zh e jetës së përditshëm. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme që shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve mungesës së etikës me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve

Është e pajustifikueshme rastet e mungesës së etikës së komunikimit me qytetarët sidomos tek “Shqiponjat” dhe forcat e patrullës.

Imazhi i policisë në sytë e qytetarëve nuk mund të cënohet aq më pak të cënohet duke afektuar gjithë Policinë e Shtetit në sytë e opinionin publik.

Shenjtërinë e uniformës dhe imazhin e Policisë së Shtetit ta kenë dritë në sytë e tyre. Cënimet etike dhe lëndimet e imazhet nga rishfaqja e kohëve të fundit të korrupsionit sidomos, tek rastet e Policisë Rrugore është e paletorueshme. Dua të vlerësoj rolin e SHÇBA-së dhe dua ta nxis akoma më shumë.”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME