Categories Lajme

Rama: Emigrantët kanë kontribuuar në ekonomitë e huaja, s’e kanë krijuar ata tregun e paligjshmërisë

Kryeministri Edi Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade. I pranishëm në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, të zhvilluar ditën e sotme, kryeministri Rama vlerësoi shqiptarët si kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve ku kanë emigruar.

Rama: Patjetër si të gjitha komunitetet, edhe shqiptarët kanë elementët e paligjshmërisë dhe të krimit. Shqiptarët që i kanë hyrë rrugës së paligjshmërisë dhe krimit janë elementë shqetësues në shoqëri të caktuara, por tregun e drogës, të pastrimit të parave, të të këqijave nuk e kanë krijuar shqiptarët. E kanë gjetur mes tyre dhe janë bërë pjesë e tij.

Kryeministri shprehu bindjen se do të thyhet barrikada e paragjykimit. Për sa i përket amnistisë fiskale, kreu i qeverisë tha se do të bëhet me çdo kusht dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të mbështesë procesin.

Rama: Nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar në 3 lloje punësh dhe që janë abuzuar nga pronarët, për shkak të atij 1% që nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Me çfarë lloj arrogance u përball komuniteti shqiptar dhe nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje (amnistisë fiskale) por edhe për ta vendosur vendin në kushte shumë më të favorshme informaliteti kundër korrupsionit. Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht të drejte për ta bërë. Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE-ja do ta kuptojë. Ne nuk kemi nevojë të na mbështesë, por nuk do të na pengojë dhe do ta pranojë principin e së drejtës dhe të drejtën të monitorojë këtë proces që të bëhet siç duhet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME