Categories Lajme

Rama flet nga Vlora: “Më kujtohet shprehja e nënës’/Kur Zaho të rritet dhe unë të mos jem, do ketë…

Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në kantierin ku po ndërtohet Lungomare 2 në qytetin bregdetar të Vlorës.Gjatë një interviste që dha për gazetarin e kanalit të tij, ERTV, kryeministri u shpreh se Lungomare 2 do të jetë një nga shëtitoret më të mëdha, ndërsa tregoi edhe ambicien e tij që do të lërë gjurmë në historinë e qytetit të Vlorës.

Rama foli edhe për fëmijërinë dhe kujtimet që ka nga Vlora, ndërsa theksoi se kur djali i tij Zaho të rritet, dhe kryeministri të mos jetë më, të ketë një kujtim nga i ati në këtë qytet.

“Ndoshta ç’ka unë kam jetuar me Vlorën që i vogël më ka bërë më të ndjeshëm karshi bukurisë dhe potencialit. Nuk është cështje e kujtimeve të mia apo marrëdhënieve, por Vlora është e krijuar për të qenë një nga organet më vitale të organizimit të atdheut tonë, motor zhvillimi ekonomik.

Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë me atë linjën tren deri në Fier, pastaj autobus Fier-Vlorë, dhe pastaj stacioni ka qenë në anën tjetër ku ka qenë i ndjeri hotel Adriatiku, ishte nga ndërtesat më të bukura të Vlorës dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit dhe më kujtohet shprehja e sime mëje, “palmat e Kristo Papajanit” që mbodhi palmat dhe i mbeti emri.

Në këtë aspekt besoj me Vlorën, se edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe të jetë në një moshë që mbase unë nuk do të jem më, por përtej emrit, kujtimi i mirë është një nga motivet bazë, shumë i rëndësishëm për mua” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME