Categories Lajme

Rama flet për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut: Kemi marrë përsipër ndërtimin e Portit të Thatë në Strugë!

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovačevski ka deklaruar në konferencën e përbashkët me homologun shqiptar Edi Rama se të dyja vendet do të qëndrojnë në krah të njëri tjetrit për të dalë së bashku nga kriza.

“Sot vendosim bazat dhe themelet si do i zhvillojmë dy vendet tona për t’i bërë ato një vend më të mirë dhe të japim shpresë që nesër do të jetë më mirë. Nga kjo krizë do të dalim bashkë.

Të flitet për të ardhmen kërkojnë punë, përkushtim, vizion dhe lidership. Jam i bindur se do ia dalim të kalojmë dimrin e vështirë dhe viti i ardhshëm të jetë më i lehtë. Seanca ndërqeveritare mbaroi pak më herët.

Ne firmosëm shumë memorandum me fokus të veçantë në energjetike që të sigurojmë burime të qëndrueshme të energjisë. Ne krijuam një kuadër për projekte të përbashkëta për burimet e rinovueshme të energjisë. Kjo krizë për ne paraqet mundësi për inovacione.

Maqedonia e Veriut ka burime, ka diell, ka ujë dhe tokë të frytshme. Kjo do të kontribuojë në cilësinë e jetës ku ndërlidhja e shteteve ka rëndësi thelbësore. Hapja e negociatave është një sukses i madh për ne”, tha ai.

Nga ana tjetër Rama vuri theksin se 21 marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive dhe dakordësinë për tre nismat e propozuara nga zv/kryeministri Artan Grubi. Rama njoftoi se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të ndërtojë Portin e Thatë në Shkup që do të bëjë lidhjen e tij me Portin e Durrësit duke i dhënë Maqedonisë së Veriut qasje në det.

“Kemi finalizuar disa marrëveshje. 21 akte të dakordësuara në një proces ndërveprimi aktiv. Kemi dakordësuar edhe tre nismat e propozuara nga zv/kryeministri Artan Grubi për ndërtimin e Infrastrukturës për korridorin e tetë, ndërtimin e një porti të thatë dhe hapjen e një pike të re kufitare. Projektin e Portit të Thatë në Strugë do e marrë përsipër qeveria shqiptare e cila ka projektuar portin komercial dhe portin e thatë të Prishtinës.

Kështu krijojmë një infrastrukturë komplekse për rritjen e ndërveprimit mes qeverive tona që është qëllim kryesor i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit. Edhe pse nuk e kemi nisur luftën në Ukrainë. Nuk mund ta ndalojmë atë. Vuajmë të gjithë pasojat e saj. Është një luftë që ka synim gjunjëzimin e botës në perëndim të Rusisë përmes rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe inflacionit të luftës.

Janë dy armë që po përdoren për të destabilizuar Europën dhe vendet që e përbëjnë pavarësisht nëse janë vende të BE apo Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi në të vështirësi të gjithë dhe afirmohet parimi që sa më shumë të punojmë së bashku dhe ta shohim të ardhmen si destinacion të përbashkët aq më mirë i përballojmë këto situata komplekse”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME