Categories Lajme

Rama flet për përgjimet dhe “Bild”: Ishin shpifje!

Për kryeministrin Edi Rama përgjimet e zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” janë një pisllëk që shpërndahet për të bërë audiencë dhe i bën dëm Shqipërisë e psikologjisë së njerëzve.

Pasi dëgjoi në studion e “Real Story” në News24 bisedën e tij me koordinatorin e fushatës në Dibër Arben Keshi, Rama iu referua si një telefonatë normale, mes kreut të një partie dhe një personi që mbulon një zonë me një objektiv të caktuar.

“Ça ka këtu, për ça na i merr kohën me këtë. Thashë se do nxirrje një telefonatë që më mori njëri në telefon që iu ktheva shqiptarisht. Pse i krijoni njerëzve situata sikur këtu keni zbuluar…Unë kreu i PS marr një person që mbulon një zonë që ka një objektiv dhe e pyes.

Ne kemi njerëz në PS që ta thonë para rezultatin dhe ju çorodisni dynjanë e miletin. Dhe në telefonatën e parë dhe të dytë flitej për sulme nga ana e këtyre që bëjnë virgjëreshën në Tiranë dhe në Dibër dislokuan ata të hurit dhe litarit”, tha Rama.

Sa i përket gazetarit gjerman të “Bild”, Rama tha se procesi vazhdon dhe se ato që publikoi ishin shpifje.

“Procesi gjyqësor vazhdon për shpifje. Të marrësh një audio, ta vendosësh jashtë kontekstit dhe më pas të thuash mafia shqiptare, të marrësh ato kaseta, të prokurorëve të korruptuar që nuk i hetuan por i çuan atje dhe i ruajtën për një ditë të zezë. Unë e di çfarë kam hequr të shpërndaj një pjesë të mjegullës që bënë këta. Ky pisllëk që shpërndahet për të bërë audienca i bën dëm Shqipërisë, psikologjisë së njerëzve.

E bëtë këtë punë qesharake, moral gjithkund. Virgjëresha këtu…

Toni i lartë është pasion, do ta ul tonin. Unë jam ky që jam. Mendoj se më kanë zgjedhur mua për të qenë ky që jam. Nuk jam Papa i Romës, prifti i fshatit apo hoxha i lagjes.

Unë ndahem me këta tek morali patriotik. Në fund të ditës nuk na ndan në patriotë dhe njerëz që dëmtojnë Shqipërinë një telefonatë. Ti të kesh marrë vota dhe të përfaqësosh një pjesë të rëndësishme të popullit shqiptar dhe t’i ti hapësh gropën për interesin tënd. Mirë për çfarë e duan votën, se kanë një program, se kishin një vizion. Kur mendon se ça bënë këta kur kishin pushtetin…”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME