Kryeministri Edi Rama është shprehur me kr.itika për ministritë dhe deputetët në lidhje me letrat dhe an.kesat e qytetarëve ndërsa ka theksuar se platforma dixhitale e bashkëqeverisjes e ka ndryshuar këtë realitet.
“Mijëra letra në muaj nga qytetarët. Letrat mbeteshin rrugët dhe qytetarët nuk merrnin përgjigje. Kryeministria i delegonte tek ministritë. Ministritë i harronin në sirtarë dhe qytetari mbetej pa përgjigje. Sot nuk ka qytetar të shkruajë dhe të mos marrë përgjigje, jo natyrisht gjithmonë pozitive se ka raste kur kërkesa është e padrejtë”, tha Rama.
Shefi i mazhorancës tha se kjo platformë duhet të shërbejë edhe për deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtorët në përgjithësi, të cilët sipas tij nuk kanë vepruar deri më tani për të ndihmuar qytetarët.
“E njëjta gjë ndodh edhe me zyrën time në Whatsapp, gjithkush që ka mundësi të veprojë për të ndihmuar duhet ta bëjë këtë gjë, deputetët kryetarët e bashkive drejtorët, shumica nuk e bëjnë. Por ajo që po ndodh edhe në rastin e deputetëve është që kanë filluar intensivisht të shfrytëzojnë platformën, duke e shfrytëzuar, dhe është platforma që lidh qytetarin me institucionin”, tha shefi i mazhorancës.