Categories Lajme

Rama: I kam shkruar letër edhe presidentit Trump, jemi plot shpresë

Kryeministri Edi Ram tha gjatë takimit me ambasadorët se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit Trump. “I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar. Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama. Ndërkohë ambasadori japonez: Edhe vendi jonë është prekur shumë herë nga tërmetet. Qeveria jonë ka vendosur të dërgojë tenda dhe mallra.

Përfaqësues i OKB: Do të trajnojmë shqiptarët për të bërë vlerësimin e ndërtesave. Mund të mbështeteni tek ndihma jonë, do jemi në kontakte të vazhdueshme. Ne kemi programe, projekte për të kthyer këta njerëz në jetën e përditshme. Ambasadori kinez: Nëse keni nevojë, skuadrat tona janë gati të vijnë, vetëm na thoni. Donacioni ynë në para do të vijë
përmes ‘Kryqit të Kuq’ .Donacioni ynë në para është rrugës duke ardhur.

Rama: Po përgatisim një koncert që duhet të ishte i festavetë nëntorit. Koncerti do të bëjë bashkë të gjithë ata njerëz të cilët duan të ndihmojnë. Ambasadori i Rumanisë: Orët e para u treguam të gatshëm me ndihmat e ofruara nga ne. Nesër do keni dy avionë të tjerë, javën
që vjen do të keni inxhinierë. Ju mund të mbështeteni plotësisht tek ne. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME