Categories Politike

Rama i shtriu dorën, Basha sinjale dialogu për Reformën Zgjedhore: Edhe ne e kemi prioritet

Raporti i OSBE-se për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në Shqipëri riktheu edhe njëherë debatin e fortë mes palëve, teksa dy palët e lexojnë si fitore, por bashkohen te rekomandimi i misionit se tani duhet të fokusohen të reforma zgjedhore, e cila duhet të miratohet sa më shpejt. Pas raportit, kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog dhe bashkëpunim edhe opozitës jashtë parlamentare për reformën zgjedhore.

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu e bashkepunimi, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re dialogu e bashkëpunimi për Shqipërinë” tha kreu i qeverisë.

Pas kërkesës së kryeministrit Rama për dialog dhe bashkëpunim erdhi reagimi i Lulzim Bashës, i cili në gjithë fjalimin e tij foli për raportin e OSBE-së, por në fund dha shenjat bashkëpunimi. Lideri demokrat në fund të fjalimit të tij theksoi se reforma zgjedhore është prioriteti i menjëhershëm i opozitës. “Shqipëria ka nevojë që të ripërqafojë vlerat e pluralizmit, demokracisë, ligjit dhe lirisë. Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm” tha Basha.

Por ku ka mbetur puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore? Ky komision pas largimit të opozitës PD-LSI nga Kuvendi bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga PS-ja dhe Rudina Hajdari nga opozita e re, kryetare e grupit demokrat në parlament. Komisioni përbëhet nga anëtarë socialistë dhe deputetë të opozitës së re. Por shumica socialiste, pavarësisht se PD-ja nuk është pjesë e komisionit me përfaqësues të saj, i ka lënë të drejtën e vetos për të vendosur për sistemin e ri zgjedhor, por edhe cështje të tjera. Afati i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore është deri në datë 28 Nëntor.

Në datë 25 maj të këtij viti Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it. Brenda 30 Shtatorit parashikohet që të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit. Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.

Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike dhe brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor. Por palët janë ende larg një marrëveshje, edhe pse sinjalet e para janë për një bashkëpunim të mundshëm. Pas miratimit të reformës në drejtësi, reforma zgjedhore duket se është objektivi kryesor tashmë edhe i ndërkombëtarëve, që po këmbëngulin fuqishëm për miratimin e kësaj reforme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME