Kryeministri Rama ka bërë me dije lirimin e masave për 3 javët në vijim. Taksitë do lejohen për shërbimin ndërqytetas. Nga 11 maji të gjithë të riatdhesuarit do vetëkarantinohen në banesë Nga 11 maji do mjetet do lëvizin pa autorizim brenda qarqeve. Taksitë do udhëtojnë me dy pasagjerë anëtarë të një familje. Më poshtë masat e plota të publikuara nga kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e së shtunës planin e masave të tjera lehtësuese për qytetarët dhe bizneset në kushtet e situatës së masave ndaj COVID-19. Tri të hënat e ardhshme do të shoqërohen me lehtësime javë pas jave, shprehet Kryeministri, ndërsa thekson se, “ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”. Plani i masave lehtësuese nga data 4 maj, parashikon shtimin e “zonave të gjelbra”: Tropojë, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Kolonjë, Selenicë, Rrogozhinë, Belsh, Cërrik, Ura Vajgurore, Berat, Poliçan, Devoll, Pustec, Mallakastër dhe Vlorë. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
Të riatdhesuarit që janë me banim në “zonat e kuqe” do të vetëkarantinohen në banesë. Kryeministri njofton se, plani i masave lehtësuese nga data 11 maj, parashikon hapjen e bizneseve me protokolle strikte për parukeritë, berberët, klinikat dentare, dyqane në qendrat tregtare.
Gjithashtu zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve, nga ora 05:00- 17:00 dhe të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Për javën e tretë në vijim, 18 maj, do të ketë një lehtësim më të madh ku do të hapen dhe baret e restorantet, por vetëm pjesa e jashtme e tyre, pasi çdo shërbim brenda do të jetë rreptësisht i ndaluar dhe duhet të respektohet distanca. Ndërsa në lidhje me aktivitetet kulturore, artistike, sportive dhe grumbullimi i më shumë e 5 personave do të jetë rreptësisht i ndaluar. Sa për riatdhesimet, të gjithë qytetarët do të vetëkarantinohen në shtëpi.