Categories Lajme

Rama: Kemi mundësinë që të bëhemi kampionët e Ballkanit në IT

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrës në fushën e IT-së këtë të diel. Kreu i qeverisë tha para tyre se Shqipëria ka mundësi që të bëhet kampione në Ballkan edhe në fushën e IT-së në 10-vjeçarin e ardhshëm.

Rama deklaroi se kjo mund të realizohet falë vetë sipërmarrësve, ndërsa qeveria thjesht mund të vendosë objektiva që këtë gjë ta bëjë të mundur.

“Mendoj që kemi shansin dhe mundësinë që brenda kësaj dekade ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, në agroturizëm, në IT, edhe në eksporte bujqësore, edhe në energji padiskutim.

Por energjia është një fushë ku tanimë është futur në rrugë dhe kemi të dhëna pozitive të krijuara për shkak të zonës dhe gjeografisë që kemi. Ndërsa në këtë pjesë të turizmit, IT, eksporteve bujqësore mund të bëjmë diçka që mund të jetë e një niveli të lartë. Këtë nuk e bën qeveria.

Qeveria vetëm mund të vendosë objektiv për të ngritur sa të jetë e mundur mundësitë e atyre që janë protagonistët. Këtë e bën forca e shembullit që e bëni ju dhe ata si ju”, tha Rama. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME