Categories Lajme

Rama kërkoi seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi mblidhet sot, pritet votimi i dy ministrave të rinj

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme gjatë ditës së sotme, për të votuar dekretet e presidentit Meta për ndryshimet në qeveri, që i hapin rrugën dhe nisjes së tyre nga puna. Ishte kryeministri Edi Rama ai që i nisi një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbledhjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, kërkesë kjo është pranuar nga kryeparlamentari. Ky i fundit ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në orën 17:00, ku do të miratohen edhe ndryshimet e fundit në qeveri.

Kujtojmë se seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar, por ndryshimet në qeveri kanë bërë që mbledhja e parë e Kuvendit për vitin 2021 të bëhet më 4 janar.

Në nenin 98 të Kushtetutës thuhet se dekretet e presidentit për shkarkim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Në 31 dhjetor kreu i shtetit firmosi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kalimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Mbrojtjes, në ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe riktheu Niko Peleshin si drejtues të dikasterit të mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME