Categories Lajme

Rama kthehet në fushatë, Do heqim apendicitin tjetër, Berishën dhe Metën

Rama tha se pas rikuperimit, ka një tjetër apendicit për të hequr më 14 majit, ‘që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka’, duke iu referuar Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Sa i përket kritikave për këngëne  përzgjedhur për fushatë, pasi kërceu për disa minuta, Rama tha se “sikur të ishin njerëz që dëgjojnë Bethovenin do ua falja , por dëgjojnë Saliun dhe Ilirin”.

Edi Rama: Me këtë rast e mësova që apendiciti qenka përgjithësisht një hall për të rinj, por në të gjitha rastet erdhi në një moment kur kemi një apendicit më të rëndësishëm për të hequr që është apendiciti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilave nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët, duke luftuar dhe me stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund iu mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve i thashë do shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës rilindje. Mendova që do marr dhe unë pak nga rilindja juaj dhe rilindja e Kamzës për të rilindur me shpejtësi që të heqim apendicitin e 14 majit.

Duke qenë se po më ankohej Rakipi, tha: “fonia është e ulët, njerëz janë më shumë sesa ç’ishin parashikuar, janë ca mbrapa që s’dëgjojnë”, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet, por se ndër të tjera kam qenë dhe i bezdisur shumë nga disa kritikë me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë. Sikur të ishin njerëz që dëgjojnë gjithë ditën Beethoven-in hajde se do ua falja, por janë ata që dëgjojnë gjithë ditën Saliun me Ilirin dhe u mërzitën me tallavanë. Se ata që dëgjojnë Beethoven-in nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe kur nuk i pranon diktaturat e shijeve atëherë pëlqen edhe himnin e Beethoven-it, e gëzimit edhe gëzimin e Tit Vullkanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME