Categories Lajme

Rama: Kushdo që do të vazhdojë shkollën e mësuesisë do të marrë bursë me vlerën e pagës minimale

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në ceremoninë “Mësuesi i Vitit”, ku ka përgëzuar mësuesit për punën e tyre dhe nuk ka kursyer kritikat për drejtuesit e shkollave.

Ai dha ndër të tjera lajmin se kushdo që zgjedh të vazhdojë shkollën e mësuesisë do të marrë bursë me vlerën e pagës minimale, pasi po merr përsipër diçka shumë të rëndësishme.

“Ne që në fillim rritën shkallën e kërkesës për ata që hyjnë në shkollën e mësuesisë. Studentët që ndjekin mësuesinë do përfitojnë një bursë mujore që do jetë në vlerën e një page minimale.

Veçse kriteri i një note mesatare të rëndësishme do të jetë në fuqi, do marrin edhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Sepse do të marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, që janë fëmijët”, tha Rama.

Kryeministri bëri gjithashtu me dije se do të ketë sërish rritje page për mësuesit, po ashtu edhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME