Kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social një shqetësim që sipas tij është konstatuar në disa raste dhe ka të bëjë me një sërë biznesesh që nuk janë në listën e atyre që hapen nesër dhe sërish, kanë lajmëruar se do të hapin punën. Rama ka paralajmëruar se kushdo biznes që hapet dhe nuk ndodhet në listën e atyre sipërmarrjeve të lejuara për javën që vjen, do të përballet me pasoja ligjore.
kujdes! konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë!
bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore. hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. e-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga emarta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.
ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër *duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)