Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka postuar një video teksa viziton një familje të varfër të shtëpinë e të cilës e ka ndërtuar qeveria, tregon se si është transformuar godina ku ata jetonin.
Vizita e dytë e Kryeministrit e gjen familjen ë një shtëpi të re dhe nuk kanë munguar as dhurata për festat.
“MIRËMËNGJES dhe me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama, teksa poston video nga vizita në shtëpinë e Euglent Xhabaftit në Vaqarr.
