Kryeministri Edi Rama ka bërë një falje publike ndaj atyre që mendojnë se ai i ka ofenduar në replikat e tij. Rama thotë se ai kështu është, debaton pa dorashka dhe nuk do jetë asgjë tjetër veç ky që është. Më tej kryeministri shton se ai vërtet është përkohësisht kryeministër por sharja nuk është mendim fare. Po ashtu ai i quan replikuesit demokratë më të vështirë se politikanët demokratë.
STATUSI NGA EDI RAMA
Miq!
Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare. Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne, sepse jane pa lidhje te votuarit e tyre, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt debatin politik – meqe ra llafi, jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin🙂
Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti