Categories Lajme

Rama me furnizuesit e naftës: Është luftë! Jemi në zemër të krizës. Energjia dhe nafta, kërkesa shumë më e lartë se sa oferta

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të naftës.Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

“Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinione por duhet të jemi të bashkuar në fakte.

Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt.”, tha ai.

Qeveria ka thënë në mbledhjen me furnizuesit e naftës, se çmimi i hidrokarbureve në pikat e karburanteve do të vendoset nga bordi kombëtar i posaçëm.

Sipas Ramës, kush nuk do të vendosë çmimin e miratuar, do të përballet deri në mbyllje të pikës së karburantit.

“Përfaqësuesit e qeverisë dhe ministrja e financave dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i doganave dhe kryetari i autoritetit të Konkurrencës do të jetë në tavolinë me 5 përfaqësues nga ju.

Nuk do të ketë asnjë tabelë në çdo pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim pa u aprovuar nga bordi, kush e bën do të humbasë karburantin. Është luftë. Nuk jam ideolog i tregut të lirë apo shtetit si fuqi diktuese në ekonomi, por thjesht e vetëm mendoj që liria ekonomike është themelore”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME