Categories Lajme

Rama merr në kabinet vajzën e Bashkim Finos, ja posti i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të emërojë zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme vajzën e Bashkim Finos, Megi Finon. Megi Fino konfirmoi javë më parë, ndërsa mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste, se do të angazhohej në politikë për të çuar edhe më tej dëshirën e babait të saj, i cili u nda nga jeta pasi humbi betejën me koronavirusin.

“Sa më shumë rritem dhe mësoj për historinë shqiptare , aq më shumë ndihem krenare për mënyrën se si im atë e mbajti mbi supe situatën e asaj periudhe të trazuar.

Vetëm një person që rritet me prind politikan e kupton se sa jo e lehtë është të mësohesh me një prind që merret me politikë, sa e vështirë është të gëlltitësh fjalët që thuhen për të dhe zararet që thuhen ndërsa abuzohet për emrin tënd për të fituar notat apo gjërat që fitohen vetëm me mund.

Pavarësisht detyrave të rëndësishme që pati në vijim, babai u kujdes që ne të mos harronim vlerën e punës, të mundit, të sjelljes dhe modestisë dhe u kujdesa gjithmonë që të merrja nota të mira dhe arritja që të ishin sa më të lumtur.

Sot është dita t’ju rrëfej një sekret, kemi pasur vetëm një konflikt me babain, e ka dashur gjithmonë këtë familje të madhe sa donte që të bëhesha pjesë e juaja. Ne në shtëpi jetonim aq shumë me hallet e PS sa mamit i dukej e paimagjinueshme që të shtonim nën çatinë tonë numrin e të angazhimeve në parti.

Pas diplomimit tim në Londër, u ktheva në Shqipëri dhe hyra në sektorin privat në një studio ligjore. Me pasion e përpjekje, u rrita profesionalisht hap pas hapi. Në njëfarë mënyre e munda babain mendova se e munda në konfliktin tonë të brendshëm. Me ikjen e tij, më solli mes jush për të mos ikur më.

Baba, uroj që të jesh duke më parë sot nga atje lart dhe shpresoj që të jesh krenar për mua sot dhe gjithmonë. Do të bëj çmos që të jem në lartësinë në emrin që ti le. Do të angazhohem me mish e shpirt në këtë familje të madhe, që paska qenë e thënë të jetë pjesë edhe e familjes time të vogël.

Nuk do arrij të mbush boshllëkun që la në familjen tuaj, por do të jem me ju. Siç thoshte im atë, po nuk e bëri PS, kush tjetër mund ta bëjë këtë vend. Dhe sot duket se përgjigja mbetet e njëjta”, tha Megi Fino në Kongresin e PS-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME