Categories Lajme

Rama: Na ofruan para për të ndërtuar kamp për afganët por nuk pranuam

Në një intervistë për median gjermane kryeministri Edi Rama ka zbuluar se qeverisë shqiptare i janë ofruar para për të ndërtuar kamp për refugjatët por nuk ka pranuar duke treguar edhe arsyet.

“Nuk jam i zhgënjyer sepse nuk prisja gjë tjetër. Në të shkuarën kemi qenë të mërzitur por kemi mësuar se Europa nuk është në formën e saj më të mirë. Prandaj vazhdojmë punën tonë. Duhet të krijojmë  një Shqipëri me të njëjtat vlera dhe standard si BE. Sepse ajo është ajo që duam për fëmijët tanë.

Gjermanisë do I mungojë ajo dhe Europës madje edhe krejt botës, mendoj se edhe rajonit. Ndoshta për shkak të kaluarës së saj. Ajo e di çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura. Ajo ka bërë gjithçka duke hapur derën për refugjatëve. Sidoqoftë pas krizës së refugjatëve Europa dhe Gjermania nuk janë të njëjtat.

Kampet e refugjatë janë çnjerëzore.  Kur vijnë shumë njerëz duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp ne refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë për njerëzit tanë kur vendi u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Unë mendoj se gratë gjermane janë më të mira se burrat gjermanë dhe Angela Merkel është shembulli. Por qëllimi im nuk ishte ky. Nuk është një kabinet për të bërë përshtypje duke diskriminuar burra. Në kabinetet e mia të pra ka pasur ekuilibër. Në këtë rast unë doja kabinetin më të mirë. Dhe qëlloi të kishte më shumë gra se burra”, tha Rama.abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME