Categories Lajme

Rama: Në 2021 libra falas nga klasa e I deri në IX

Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur shkollën “Servete Maçi” në kryeqytet për të uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019-2020. Bashkë me urimin për një vit të suksesshëm, Rama premtoi se brenda tre viteve të ardhshme do punohet që të përfitojnë tekste falas nxënësit e klasave nga e pesta deri në të nëntën.

Rama: “55 mijë nxënës të regjistruar që kanë filluar shkollën. Më vjen shumë mirë që  225 mijë i kanë marrë librat falas nga e para te e pesta. Si dhe ata që vijën me ndihmë ekonomike apo nevoja të veçanta. Vitin e  ardhshëm do përfshijmë klasën 6-7. Siç jemi zotuar në 2021 do të kemi të gjithë nga  klasa e parë në të 9 që do të marrin libra falas.

Kryeministri shoqërohej edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se po punohet për ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do ti japin fund mësimit me turne.

Veliaj: “Ky është shtatori im i pestë si kryetar Bashkie, më kujtohet që në, çdo shtator kemi hapur nga një shkollë të re, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Ardian Klosi”, shkollën Kosova, “Hoxha Tahsim” dhe shkolla “Servete Maçi”. Për të pasuar me shtatorin e ri, për të hapur 17 shkolla të reja, për ti dhënë fund mësimit me turne.”

Qeveria ka ndërtuar për këtë vit shkollor 200 shkolla të reja, duke iu ofruar nxënësve shërbime sa më të mira, ndërsa bashkë më infrastrukturën po i kushtohet një rëndësi e veçantë shkollave si qendra komunitare.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME