Categories Lajme

Rama në Laç: Tërmeti dëmtoi dhjetëra pallate të ndërtuara me punë vullnetare në vitet ‘70 dhe të prekura nga të katër anët pa leje në vitet ‘90

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e prekur nga tërmeti në Laç, aty ku sipas tij, “tërmeti ka dëmtuar rëndë dhjetëra pallate të ndërtuara me punë vullnetare në vitet ‘70 dhe të prekura nga të katër anët pa leje në vitet ‘90”. Bashkë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, Rama takoi nga afër banorët dhe u interesua për problematikat e tyre nga tërmeti.

Kryeministri ju lut banorëve të kenë durim, derisa të bëhen të gjitha inspektimet në secilën prej banesave të tyre. “Por nuk mund t’i bëjmë të gjitha menjëherë. Janë mijëra e mijëra shtëpi, si mund t’i shohim të gjitha menjëherë? Duroni pak, shyqyr që shpëtuam me kaq”, iu drejtua Rama banorëve.

Kryeministri ngarkoi personat përgjegjës të pushtetit vendor që shoqërojnë në hotele personat të cilët ende nuk janë larguar nga banesat e dëmtuara.

“Kemi sjellë deri tani 20 grupe nga jashtë, do të vijnë dhe 30 grupe të tjera që të kemi sa më shumë njerëz. Por asnjë vend nuk mund t’i bëj menjëherë. Në Itali ka rënë tërmeti në 2009 dhe janë akoma nëpër kabina”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “grupet e punës po punojnë ditë-natë, por nuk bëhet kjo punë menjëherë”. “Çfarë ka ik, ka ik. Të nxjerrim mësime, por të lutem me durim”, iu drejtua Rama një banori, i cili u ankua për ndërhyrjet që janë bërë në vite në katet e para të pallateve, të cilat kanë sjellë edhe dëmet më të mëdha në pallatet ekzistuese. /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME