Categories Lajme

Rama në lagjen e re në Durrës: Po përfundojnë 996 apartamente, do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitallë të Durrësit, në lagjen e re “Rilindja”, një investim i ndërtuesit të portit të ri të Durrësit.

Sipas kryeministrit Rama janë duke u përfunduar 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit.

“Puna është të bëjmë këto sistemet, se më mbyti Alabbari, shko shihe shko shihe. Është investim i jashtëzakonshëm.

Do të vemë edhe pemë si te Lana që të jetë si tunel i gjelbër dhe duhet të bëjmë një kombinim pemësh të mëdha, të vogla dhe shkurresh”, tha Rama gjatë inspektimit.

“Në lagjen “Rilindja”, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës, e cila do të jetë shembëlltyra kuptimplotë e vizionit dhe ambicies sonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME