Categories Lajme

Rama: Në muajin Mars vendoset sateliti, nuk do të kemi më sekserë që mbyllin sytë për bakshishe

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhën paraditen e së premtes kryebashkiakët e vendit për “t’u tërhequr veshin” mbi menaxhimin e mbetjeve.

Ndërsa veçoi bashkinë Lezhë dhe atë të Maliqit për shembull të mirë, dhe atë të Himarës për shembull të keq, kryeministri tregoi edhe rolin që do të ketë sateliti që do të dërgohet në orbitë në mars në monitorimin e situatës së mbetjeve.

Rama tha se çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë së satelitit i cili mesa duket do të shkurtojë edhe vendet e punës për inspektorët në terren. Këta të fundit, sipas kreut të qeverisë, janë kthyer në sekserë që për para lejojnë kryerjen e krimeve mjedisore. Po ashtu, sateliti do të vëzhgojë nga hapësira edhe ndërtimet pa leje.

Në mars ne do të vëmë në veprim satelitin e parë. Sateliti do të na japë ndër shumë informacione të tjera edhe situatën e mbetjeve. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektorë dhe as për ata që bëjnë si inspektorë dhe as për të bredhur nëpër male për të gjetur njërin apo tjetrin. Secili do të ketë në tavolinë pamjen.

Kjo do të na ndihmoje shumë edhe për  plehrat edhe për ndërtimet që nuk i shikoni ju.

Dhe që kur arrihet tek identifikimi i tyre ose kanë mbaruar ose janë në kat të tretë, edhe këto duhet të jenë në kohë reale në pasqyrë. Mos kemi më ndërmjetëse dhe sekserëve rrugëve për të marrë një bakshish këtu dhe një atje mbyllin sytë. As sateliti nuk bën dot pastrimin. Nuk bën dot administrimin, nuk bën dot atë që bën vetëm, një figurë në territori që është kryetar i bashkisë”, mbylli fjalën e tij Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME