Categories Lajme

Rama në Thumanë: Në maj hapim kantierin e rindërtimit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një nga familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Ai takoi kryefamiljarin Sokol Mesi, i cili tashmë është strehuar duke përfituar nga bonusi i qirasë. Gjatë bisedës me të, Rama tha se në fillim të muajit maj do të fillojë puna për rindërtimin.

Edi Rama: Do zhvillojmë takime që të tregojmë projektet, të flasim për procesin e rindërtimit. Duhet durim. Kemi bërë maksimumin për të bërë sa më shpejt shumë gjëra bashkë. Javën e ardhshme do fillojmë me garën ndërkombëtare. Kemi bërë maksimumin për të bërë shumë gjëra bashkë. Nga fillimi i majit do jemi në kantier. Ndeshje të tilla nuk i kam problem. Po çfarë t`u bëj ndeshjeve që nuk kanë rregulla dhe arbitra. Kjo është kollaj. Vitin e ri do ta bëjmë te shtëpia e re.

Ndërkohë, vetë banori u shpreh se tërmetin e përjetuan me vështirësi.

Sokol Mesi: Kur ke ardhur në momentin e rrezikut të kena prit. Dhe tani të presim për të mira. Mbas jetës shtëpia është e rëndësishme. E kemi përjetuar me vështirësi, por e kemi mbajtur veten.

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi tha se në Thumanë përfitojnë rreth 1800 familje nga bonusi i qirasë. Ai gjithashtu konfirmoi se një pjesë e familjeve janë strehuar te banorë të tjerë, ndërsa bonusin e përdorin për jetesë.

Artur Bushi: Këtu në Thumanë shumica e njerëzve që nuk u prekën nga tërmeti u kanë hapur shtëpitë banorëve të tjerë. Ka pasur solidaritet. Ndërkohë, bonusin e marin dhe e përdorin për jetesë. Janë gati 1800 familje që përfitojnë nga skema e bonusit të qirasë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME