Categories Lajme

Rama në Ukrainë: Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë

Kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhet në Ukrainë në pozitën e kreut të OSBE-së.

Përgjatë një konference për shtyp, përkrah ministrit të Jashtëm ukrainas, Rama theksoi se nuk është rastësi që Ukraina është vizita e tij e parë në këtë detyrë të re.

“Ju shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë, si dhe ju falenderoj për diskutimet produktive. Pres me padurim të takohem me kryeministrin dhe Presidentin më vonë.

Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë në këtë detyrë të re, ajo reflekton rëndësinë e madhe që i kushtoj zgjidhjes së krizës.

Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin. Do inkurajojmë respektimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut.

Por ndërkohë marrëveshjet po diskutohen se duke qenë se po diskutohen prej kohësh do kërkohet ende një gjë e tillë. Por është thelbësore jeta e njerëzve që jetojnë në zonat e prekura nga konflikti dhe aty ne do punojmë fort. Garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim është jetik për njerëzit atje.

Ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civile që është diçka që duhet të ndalë. Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i një dialogu të nivelit të lartë janë hapa të duhur, megjithëse rruga drejt paqes do vazhdojë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME