Categories Lajme

Rama nesër në Athinë, mediat greke zbardhin axhendën

Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Turqi do të shkojë edhe në Greqi. Mediat fqinje, duke iu referuar burimeve diplomatike raportojnë se Rama, do të jetë nesër në Athinë. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

“Protothema”, shkruan se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me Kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin shqiptar, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.

Rama nisi dje një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi. Kryeministri gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa për BE-në kishte kritika. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME